Sherr në mes të ditës në Tiranë. Protagoniste janë dy vajza të reja, njëra bionde dhe tjetra brune, ndërsa arsyet e sherrit përpara Korpusit Universitar janë ende të paqarta.
Në videon e JOQ duket qartë momenti kur policia i fut brenda në makinë të dyja vajzat, për t’i shoqëruar më pas drejt komisariatit.
Bashkë me to, blutë e kryeqytetit kanë shoqëruar edhe një djalë, që dyshohet të jetë përfshirë në sherr.
Të rejat fillimisht bëjnë rezistencë, por zëri “Shpejt, futuni brenda”, i shkund mirë dhe i detyron të hipin në automjetin e policisë.