Edhe pse ka një përmirësim të lehtë të cilësisë së ajrit në Shqipëri, ndotja mbetet në nivele problematike. Në 6 qytete të mëdha i tejkalon normat e Bashkimit Europian. Sipas një raporti 5 mujor të bërë publik nga Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, tre janë qytetet me ajrin më të ndotur në vendin tonë.
Norma e Bashkimit Europian për ajrin është 40 mikron për metër kub. Në Tiranë ajo arrin 80 mikron për metër kub. Zona më e ndotur është ajo e “21 Dhjetorit” dhe ajo pranë Shkollës “Petro Nini Luarasi”.
Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka pozicionuar stacionet e saj të monitorimit të ajrit në 6 qytete kryesore të vendit të cilat monitorohen gjatë 24 orëve. Një jetër shqetësim që është vërejtur nga kjo agjenci është edhe fakti i uljes së sipërfaqeve të pyllëzuar, me 7 përqind në 10 vitet e fundit.