Një studim i ri sugjeron se njerëzit duhet të martohen në mes të moshës 28 dhe 32 vjeç, nëse nuk duan të divorcohen, të paktën në pesë vitet e para.
Studimi është bërë nga Nick Wolfinger (sociolog në Universitetin e Utah).
Sipas këtij sociologu, shancet që të martoheni pas të 20-ve është më i madh, por nga studimet thuhet se martesat në moshë të vogël çojnë në divorce, të paktën gjatë pesë viteve të para. Nëse martoheni pas moshës 32 vjeç, shancet për divorc janë vetëm 5%.
Ka disa arsye, thotë Wolfinger, pse njerësit duhet të martohen pas moshës 28 vjeç. Së pari, individët pas kësaj moshe e kanë kuptuar çfarë duan realisht dhe nuk janë konfuzë siç mund të ndodhë me personat pas të 20-ve.
Së dyti, janë më të pavarur financiarisht, sepse pas kësaj moshe njerëzit fillojnë punë dhe e kanë krijuar buxhetin e tyre dhe në këtë mënyrë i marrin më seriozisht përgjegjësitë.
Wolfinger shton se martesat në moshë relativisht të re, mund të lidhen edhe me faktorët e tillë, si: raca, struktura e familjes së origjinës, arsimi, tradita fetare, vendi ku banojnë etj. Ai thotë se një nga arsyet pse individët në moshë të re nxiten të martohen, është për shkak të paragjykimeve, por këto martesa ka gjasa të dështojnë.