Përbërësit:
Patate 6 – 7 kokrra mesatare
Vezë 2 kokrra
Gjalpë 1 lugë gjelle
Miell 1 filxhan çaji
Kripë
Për servirje:
Gjalpë ose salcë të përgatitur
Djathë kaçkavall i grirë
Përgatitja:
Patatet lahen dhe ziejnë në ujë të valuar me kripë, kullohen, qërohen dhe kalohen të nxehta në makinë, duke bërë një pure pa kokërriza. Pureja e nxehtë hidhet në tepsi ose në tavolinë, hapet një gropë në mes ku hidhen vezë, gjalpë, miell, kripë dhe punohet lehtë sa të bëhet një brumë i shkrifët, joelastik. Pastaj marrim nga brumi një copë sa nxë dora dhe i japim formën cilindrike mbi një tavolinë të spërkatur me miell. E presim në copa më gjatësi 2 cm dhe duke e lyer pirunin me miell i japim formë me viaska dhe nga brenda, duke e shtypur me gisht krijohet boshllëk. Njokit e përgatitur, zihen në ujë të valuar me kripë, kullohen dhe kur shërbehen ngrohen në tigan me gjalpë. Shoqërohen me gjalpë e djathë kaçkavall ose gjalpë e salcë.