Zëvendës presidenti amerikan Mike Pence ka përshëndetur përfaqësuesit e të gjithë vendeve të Ballkanit perëndimor të cilët marrin pjesë në Samitin e Kartës së Adriatikut. Ne fjalen e tij ai ka nenvizuar se eshte koha qe lideret e Ballkanit te lene menjeane dallimet dhe te punojnw së bashku për të ardhmen. Pence shprehet se është angazhuar në mënyrë të veçantë nga presidenti Donald Trump për prespektivën e vendeve të Ballkanit.
“Më ka dërguar Trump për të përcjellë angazhimin e veçantë për Ballkanin Perëndimor. Trump do të qëndrojë me ju ndërsa ndiqni të ardhmen tuaj evropiane, SHBA ju mbështet, se cdo rrugë do forcojë Evropën. Me Trump politika e SHBA do të jetë prosperiteti i Amerikës në fillim, por Amerika e para nuk do të thotë Amerika e vetme, lidhja SHBA-Evropë do të jetë jetike, ne jemi më të fortë se bashku sesa të ndarë”- tha ai.
Ai porositi liderët të lënë mënjanë zemërimet. “Punoni së bashku, forconi ekonomitë, luftoni korrupsionin, ndërtoni qeveri të besueshme e të përgjegjshme, rrisni besimin te njerëzit, detyra juaj kërkon kurajë”- tha ai.
TURI/ Rama sot në Podgoricë, takon zv.presidentin e SHBA-ve, Pence
Kryeministri Rama do të takohet sot në Podgoricë të Malit të Zi me zëvendëspresidentin amerikan, Mike Pence. Në këtë takim mësohet se do të jetë edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, pjesë e delegacionit zyrtar shqiptar.
Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence mbërriti dje në Malin e Zi dhe do të takojë sot liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Samitit të Kartës së Adriatikut. Ky është takimi i parë që Kryeministri Rama bën me numrin dy të Shtëpisë së Bardhë, që pas zgjedhjes së Donlad Trump-it në krye të saj.
Samiti i Kartës së Adriatikut është një takim i përvitshëm që organizohet mes liderëve e ministrave të jashtëm të Shqipërisë, Bosnjës, Kroacisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, ndërsa këtë vit do të marrin pjesë edhe Kosova, Serbia dhe Sllovenia, në statusin e vëzhguesve të takimit.
Një muaj më parë, Mali i Zi u bë anëtar me të drejta të plota i aleancës politiko-ushtarake euroatlantike, ndërsa mbeten jashtë NATOs vendet si Bosnja, Maqedonia, Serbia dhe Kosova.
TURI
Zv.presidenti amerikan, Mike Pence, mbërriti dje pasdite në Mal të Zi, ku u mirëprit në aeroportin e Podgoricës nga Kryeministri Dusko Markoviç. Kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë amerikan në rajonin e Ballkanit, që pas zgjedhjes së Presidentit Donald Trump.
Pence mbërriti në Mal të Zi i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Karen, në vazhdën e turit të tij europian që nisi me vizitën në Estoni, e më pas me ndalesën në Gjeorgji. Ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor mbetet shqetësimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, thotë se masat diplomatike që ka marrë Rusia në përgjigje të sanksioneve të reja amerikane nuk do të ndikojnë te përkushtimi i Shteteve të Bashkuara ndaj sigurisë për vete dhe aleatët e tyre.
Pence i bëri komentet në Gjeorgji, një ndër ndalesat në kuadër të turneut të tij në tri vende aleate. Zv.presidenti Pence thotë se turneu i tij është një sinjal i qartë i mbështetjes së Shteteve të Bashkuara për vende që kanë përqafuar vlerat e Perëndimit. “Presidenti Trump më ka dërguar në këtë turne me një mesazh shumë të qartë për vendet baltike, për popullin gjeorgjian dhe më pas për Malin e Zi, se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë përkrah vendeve liridashëse në botë. Dhe, ashtu siç e ka thënë Presidenti, këtë do ta bëjmë jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra”.
Zv.presidenti amerikan foli edhe për sanksionet e reja që ka miratuar Kongresi si ndëshkim ndaj Rusisë. Pence tha se sanksionet e reja që do të hyjnë në fuqi së shpejti, sapo të marrin firmën e Presidentit Trump, dërgojnë një “mesazh shumë të qartë” se veprimet e Rusisë në Ukrainë dhe mbështetja që Moska u jep Iranit dhe Sirisë “duhet të ndryshojnë”.
ma.me