Një sërë përfaqësuesish të LSI-së janë larguar nga radhët e kësaj partie duke zgjedhur t’i afrohen PS. Mbi këtë çështje, një reagim ka ardhur dhe nga kampi i djathtë.
Ai që ka shkruar për fenomenin në fjalë ka qenë deputeti i PD-së Ervin Salianji, i cili e sheh këtë shfaqje si një shenjë se në PS, rolin e Zotit e kryen paraja. Përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social, Salianji shkruan se ata që blejnë sot me paratë e krimit, nesër këto “blerje” i përdor për t’ja turrur detyrës për të vjedhur votën e qytetarëve shqiptarë.
Një sërë akuzash, demokrati nuk ja kursen edhe atyre që kanë braktisur LSI-në për të shkuar tek fituesit e këtyre zgjedhjeve, duke i cilësuar si një bandë mjerane që po e shet veten.
Postimi i Salianjit
Paraja eshte zoti i tyre! Rilindja e turperoi veten duke treguar perbuzje per te gjitha virtytet njollosi me te gjitha veset qeverisjen ne 4 vjet. Po njesoj po vazhdon me avazin e vjeter dhe ne mandatin e ri, me te njejten gjuhe perçarese dhe urrejtje me te njejtin stil te blerjes se kujtdo!
Po ble dhe po ben bashke nje bandë mjerane mercenaresh, i ble me pozicione ne administrate, i majm mire me parate qe vijne nga abuzimi dhe keqtrajtimi i qytetareve dhe me pas i turr ne zgjedhje te dhunojne dhe te blejne ke te munden!
Keta njerez qe shesin veten per 5 aspra e qe kapardisen zyrave te shtetit vetem me damken e “shkolles se jetes” dhe qe sillen pa asnje lloj ndergjegje por avantazh kane vetem pelivanllekun jane turpi i kesaj shoqerie!
Me te turpshem jane bleresit qe me parate e krimit dhe korrupsionit qe po shkaterron Shqiperine iu jane turrur me oferta per te blere ke te munden, kjo eshte risia e fillimmandatit!
Keta nuk ndalen para asgjeje, jane pa skrupuj morale, pa cipe dhe pa asnje therrime virtyti. Vesi eshte virtyti i tyre, paraja eshte Zoti i tyre!