Një qytetar dhe tregtar nga Shijaku i Shqipërisë ka rënë pre dy herë e mashtrimit përmes parave false dhe jo me prerje të vogla.
Pavarësisht se nuk ka qenë vetë ai preja, por dy shitëset që punojnë në biznesin e tij, tregtari e ka denoncuar rastin në fjalë ku i është bërë një dëm prej 50 mijë lekësh të vjetra.
Tregtari nga Shijaku tregon se është ndeshur shpesh me 5 mijë lekësha falsë dhe ka vënë re një detaj që mund të ndihmojë çdokënd për të dalluar paratë false.
Denoncimi i tij është publikuar nga JOQ.
“Jam një tregtar nga Shijaku dhe nuk është normale që të punojmë gjithë ditën dhe të na vijnë njerëz të panjohur me lek fals se jo të gjithë i njohin ato.
Pesëdhjetëshet janë me të njëjtin numër serial dhe kështu ishte një mënyrë ta dalloja se ishte falso të dyja.
Njërën herë e ka “ngrënë” shitësja një janar dhe tjetrën njëra shitëse mbrëmë.
Ju ftoj të bëni kujdes dhe të jeni të vëmendshëm o qytetarë”, ka përfunduar biznesmeni.