Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence deklaroi se sulmi ndaj një aleati të NATO-s është sulm ndaj të gjithë anëtarëve të saj.
Pence, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në kryeqytetin e Estonisë, Talin, u takua me presidentin Kersti Kaljulaid, presidentin e Letonisë, Raimonds Vejonis dhe atë të Lituanisë, Dalia Grybauskaite.
“Sulmi ndaj një aleati të NATO-s, është sulm ndaj të gjithëve”, theksoi Pence, transmeton KP.
Pritet që pas Estonisë, Pence të vizitojë Gjeorgjinë dhe Malin e Zi, përgatiti Koha. (b.an)