Edhe pse janë vetëm 15 km larg qytetit këta dy të moshuar janë të vetmit që kanë mbetur në këtë fshat.
Ndonëse jo zgjedhje e tyre, burrë dhe grua, Gjylnaze Berisha dhe Bahtjar Berisha rrëfejnë përse kanë mbetur vetëm, pasi të gjithë e kanë braktisur fshatin.
Pa asnjë kontakt me botën, nuk kanë fëmijë apo telefon, çifti jeton në një heshtje tmerruese, ndërsa rrëfejnë se i vetmi mjet transporti që kishin deri më sot ishte kali, i cili tashmë ka ngordhur.
Në kushtet e mbijetesës, çifti shpjegon se e kanë të pamundur që të udhëtojnë drejt Prizrenit që është rreth 15 kilometër larg, ndaj janë të detyruar të jetojnë vetëm me prodhimet e bagëtive dhe tokës që kanë./a.ç