Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 18:00, në Tiranë, ku një debat mes dy motrave ka degraduar në një sherr të dhunshëm. Gjatë konfrontimit me njera-tjetrën, motra e vogël, ka plagosur me thikë motrën e madhe. Klementina A, 49 vjeçe, banuese në rrugën “Karaman Ylli”, Tiranë, në shtëpinë e saj, ka kërcënuar dhe më pas goditur me thikë në dorë motrën, V. A., 58 vjeçe.
58-vjeçarja V.A. bëri kërkesë në polici për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm. Pas miratimit të urdhërit, Policia e Tiranës arrestoi Klementina A. dhe i sekuestroi thikën. Ajo do të akuzohet “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
ma.me