Tre persona janë arrestuar ditën e sotme për plagosjen me thikë të një 27- vjeçari, ngjarje e cila ka ndodhur dy ditë më parë. Në pranga kanë përfunduar Aleks. ZH, 23 vjeç, Eros.S, 19 vjeç dhe Fabiol.L, 19 vjeç.
Të tre të arrestuarit akuzohen se ditën e shtunë pranë vendit të quajtur “Kthesa e arkës së kursimit” në Gramsh kanë plagosur me mjete të mprehta 27- vjeçarin R.Y. I plagosuri është dërguar në spitalin e Elbasanit dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk është bërë i ditur shkaku që ka çuar në konfliktimin e 4 të rinjve.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Gramsh bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
Aleks.Zh., 23 vjeç
Eros.S., 19 vjeç
Fabiol.L., 19 vjeç , të tre banues në Gramsh.
Arrestimi i tyre, u bë pasi më datë 29.07.2017, në vendin e quajtur “Kthesa e arkës së kursimit” Gramsh, në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohen të kenë goditur me mjet të mprehtë shtetasin R.Y., 27 vjeç banues në Gramsh, i cili është dëmtuar në pjesën e barkut dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Prishja e qetësisë publike” parashikuar nga nenet 88, 25 dhe 274 të Kodit Penal.