Barcelona e nisi me fitore El Classico-n e parë të këtij sezoni duke fituar ndaj Real Madrid me rezultat 2-3 në Miami në kuadër të turneut miqësor nternational Champions Cup.
Edhe pse ishte një miqësore, në këtë takim kishte shumë ndërhyrje të ashpra të lojtarëve.
Ndërsa ishin Neymar dhe Dani Carvajal ata që këtë lojë e kishin marrë më seriozisht se duhet. Anësori i Los Blancos shkoi aq larg sa për një moment teksa Luis Suarez ishte shtrirë në tokë e tërhoqi lehtë për flokësh. Këto dhe të tjera mund t’i shikoni në videon e mëposhtme. /ma.me
https://www.youtube.com/watch?v=JkbUXNqNPeg