Në pritje të ndonjë zhvillimi për të ardhmen e tij, Albi Doka është duke kaluar disa ditë relaksi në jugun e Shqipërisë përkrah personazhit të njohur, Marina Fara.
Mbrojtësi i Tiranës dhe vajza e këngëtares së njohur, Eli Fara, po kalojnë bashkë pushimet në Sarandë.
Pas një sezoni të shkëlqyer ku spikati në fushën e lojës, talenti bardheblu duket se po spikat edhe jashtë saj.
I shoqëruar nga bukuroshja, ata kanë marrë vëmendjen e pushuesve në brigjet e Sarandës. Tani ndoshta është gati për hapin e madh në karrierë…