Policia ka njoftuar se ditën e sotme se në fund të parkut “Rinia” të qytetit të Korçës, ka rënë zjarr. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e rendit, zjarrfikëset, si edhe shërbimet e emergjencave civile të cilat kanë konstatuar tre vatra të mëdha zjarri.
Si rezultat i angazhimit dhe ndërhyrjes në kohë të strukturave të mësipërme, u bë e mundur fikja e zjarrit dhe shmangia e dëmeve të mëtejshme që mund të shkaktonin flakët.
Nga të dhënat paraprake, policia bën me dije se dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme. Policia e Korçës, ka shoqëruar në Komisariat disa persona dhe po punon për identifikimin/kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (b.an)
13 parti, mes tyre PD dhe PR, duhet të kthejnë paratë në KQZ. Ja shuma e lekëve
Janë 13 parti politike të cilat duhet të kthejnë në KQZ një shumë të konsiderueshme parash. Janë partitë që dolën dobët nbë zgjedhje dhe do t’i kthejnë mbas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve plot 83 milionë lekë.