Ferrari dominoi në garën për Çmimin e Madh të Hungarisë duke u larguar prej andej me pikët maksimale. Sebastian Vettel dhe Kimi Raikonen zhvilluan një garë perfekte dhe kaluan njëri pas tjetrit vijën e finishit në përfundim të 70 xhirove. I treti kaloi Valteri Bottas, që parakaloi shokun e tij të skuadrës, Lewis Hamilton në kthesën e fundit.
Një fitore krejtësisht e merituar për dy pilotët e Ferrarit, që u shkëputën që në fillim të garës dhe falë edhe strategjisë së skuadër, ruajtën dy vendet e para përgjatë gjithë garës.
I vetmi moment kur ku kërcënuan vërtet ishin në xhirot e fundit të garës, kur Lewis Hamilton ngushtoi në disa të qindëtat distancën me Raikonen, por vetëm aq, pasi dy gabimet të njëpasnjëshme në frenim të pilotit të Mercedes i mundësuan Raikonen që të fitonte një distancë sigurie, por dhe Bottas që ta parakalonte, citohet “Top Channel”. (b.an)