Detaje të reja mësohen babë e bir, Besnik dhe Hektor Zenunaj të cilët mbetën të plagosur nga shpërthimi i një cisterne gazi në një resort në Velipojë.
Gazetari Erjon Skëndaj raporton për “BalkanWeb” se gjendja e dy të plagosurve që kanë marrë 75% djegie në gjithë trupin vijon të mbetet kritike. Ata gjenden në repartin e djegie-plastikës në QSUT, ndërsa mjekët pritet të japin një informacion pas 24 orësh nëse babë e bir do dalin nga gjendja kritike.
Si pasojë e rrjedhjes së gazit nga një depozitë e madhe në bodrum, një shpërthim ndodhi dje në kompleksin “Fishta” në Velipojë, në katin e parë ku ndodhej një bar-restorant.
Katër persona mbetën të djegur dhe 3 prej tyre, babë e bir Besnik dhe Hektor Zenunaj si dhe 19-vjeccarja Saida Spahija ndodhen në Tiranë, në QSUT për mjekim.
Një ditë më parë Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka reaguar për ngjarjen duke thënë se resorti nuk ka respektuar ligjin duke ka instaluar fshehur nën tokë cisternën e gazit.