Ekipi kampion i vendit, Kukësi, do të dretohet nga trajneri serb, Mladen Milinkoviç, pas largimit të Ernest Gjokës.
Ky lajm nuk është pritur aspak mirë nga tifozët e Kukësit të cilët e lidhin afrimin e trajnerit Milinkoviç me ekstradimin e Ballist Morinës në Serbi.
Faqja “Tifozat Kuksian” ka dalë hapur kundër drejtuesve të ekipit për të sjellë në skuadër këtë trajner. “Ata na fusin heroin në burg, ne u punësojmë të birin!”, ka qenë një nga statuset e tyre i shoqëruar dhe me foto ku duket qartë inati që kanë përbrenda.
Por jo vetëm ata. Edhe faqe të tjera të Kukësit në rrjetet sociale kanë bërë ironi me emërimin e trajnerit të ri dhe rastësisë së dy lajmeve, të Ballist Morinës nga Kukësi që mund të ekstradohet në Beograd dhe emërimit të trajnerit serb tek Kukësi.