Një gjykatë në Turqi ka lënë të lirë shtatë nga 17 pjesëtarë të stafit të gazetës opozitare “Cumhuriyet”, ndërkohë që gjyqi ndaj tyre vazhdon.
Shtatë gazetarët e liruar duhet të paraqiten rregullisht para autoriteteve deri në seancën e radhës, më 11 shtator.Gazetarët dhe disa menaxherë u arrestuan nën akuzat se kanë ndihmuar një organizatë terroriste.
Një numër personash të tjerë mbeten ende në qeli. Urdhërarreste janë lëshuar edhe për dy pjesëtarë të tjerë të stafit të gazetës opozitare, që janë larguar nga vendi.Gazetarët thonë se akuzat ndaj tyre janë politike.
Sidoqoftë, nëse në përfundim të gjykimit të akuzuarit do të shpallen fajtorë, ata përballen me dënime që shkojnë deri në 43 vite burg, përgatiti ”Top Channel”. (b.an)