Institucioni më i lartë ndërkombëtarë për monitorimin zgjedhjeve, OSBE-ODIHR, por dhe institucionet e tjera ndërkombëtare, brenda pak ditësh do të përballen me dy raporte të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 qershorit.
Burimet i thanë Ora News se selia blu është drejt finalizimit të raportit të parë në të cilin pasqyrohen denoncimet e kandidatëve për deputetë dhe provat e mbledhura në fushatë elektorale, në ditën e votimit por dhe gjatë procesit të numërimit votave.
Në Partinë Demorkatike, është ngritur një grup punë që po mbledh të dhënat që sipas tyre faktojnë se në 25 qershor është aktivizuar një mekanizëm i gjërë në gjithë vendin për manipulimin dhe tjetërsimin e votave të qytetarëve. Raporti do të jetë i hollësishëm ndërsa në të do të listohen emra konkret të zyrtarve, politikanve apo çdo individi që sipas kandidatëve të Partisë Demokratike janë investuar në manipulimin e zgjedhjeve si dhe do të depozitohen materiale konkrete që sipas tyre faktojnë akuzat.
Rastet e denoncuara mesëshumti dhe që gjejnë vend në raport janë ushtrimi i rasteve të dhunës dhe presionit ndaj votuesve, presionin apo shitblerja e votave apo dhe raste konkrete të denoncuara publikisht nga kryeari i Partisë Demokrtike lulzim Basha, si përshembull akuza publike se janë dhënë 200 mijë lek për çdo pjestarë familje për të mos dalë në votime apo dhe raste të tjera si ai i pretenduar në Kavajë ku 40 vota janë blerë 100 mijë euro.
Ndërkohë pranë OSBE-së dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare, do të dorëzohet dhe raporti i Ministrive teknike, i cili aktualisht po përpunohet nga zëvendës ryeministrja Ledina Mandia. Raporti i ministrave teknik, pasqyron fakte të mbledhura për përdorimin e administratës publike, përfshirjen e drejtorëve apo vënien në funksion të fushatës elektorale dhe deformimit të votës së qytetarve asetet e shtetit. Hartimi i këtij raporti po mban ende në detyrë ministrat dhe zevendës kryeministrin teknik, të cilët moren postet në qeverinë Rama pas marrëveshjes së majit.
Pas humbjes së zgjedhjeve Lulzim Basha ka denoncuar se vota e qyetarëve në 25 qershor është devijuar nga mazhoranca aktuale përmes përdorimit të bandave kriminale dhe blerjes së votës me para të drogës dhe korrupsionit./OraNews