Një person ka gjetur vdekjen dhe disa të tjerë janë plagosur në një sulm të përgjakshëm me thikë në një supermarket në Hamburg të Gjermanisë, sipas policisë lokale.
Siç shkruajnë mediat e huaja, i dyshuari është arrestuar, megjithatë, zyrtarët kanë refuzuar të komentojnë mbi një motiv të mundshëm.
“Ne nuk kemi informacion të qartë për motivin apo numrin e të plagosurve”, ka thënë policia në një postim në Twitter.
Ndërkohë mediat vendase raportojnë se autori thirri “Allahu Akbar”, para se të kryente sulmin.
/a.m.