Policia e Durrësit ka vënë në pranga, dy vëllezër kanë goditur me sende të forta dhe me thikë njeri-tjetrin. Ata kanë qenë në gjendje të dehur kur janë konfliktuar. Policia ka arrestuar, Hajdar Gila 20 vjeç dhe vëllai i tij Ernest Gila 28 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 13, teksa të dy vëllezërit i kanë shkaktuar lëndime të lehta njëri-tjetrit.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:
• Hajdar Gila 20 vjeç, banues në Durrës;
•Ernest Gila 28 vjeç, banues në Durrës.
Shtetasit e mësipërm, vëllezër me njëri-tjetrin, në lagjen Nr.13, Durrës, në banesë, në gjendje të dehur dhe për motive të dobëta janë konfliktuar.
Në konflikt e sipër janë goditur me sende të forta dhe thikë , ku kanë marrë plagë të lehta në trup.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar në nenin 130/a të Kodit Penal.
ma.me