Një incident është shënuar në njërin nga kampet e azilantëve në Gjermani. Azilantët shqiptarë dhe ata eritreas janë përleshur.
Ngjarja ka ndodhur në kampin e Stellingenit në Hamburg të Gjermanisë, transmeton Indeksonline.
Mësohet se azilantët eritreas kanë tentuar të sulmojnë mirëpo falë forcave të shumta të policisë situata është mbajtur nën kontroll.
Qendrat e azilkërkuesve kohëve të fundit janë bërë simbol i dhunës, pasi që ditë më parë ka pasur edhe përleshje tjera. /Indeksonline/