Drejtori i ri i komunikimeve i presidentit Donald Trump sulmoi shumë ashpër verbalisht shefin e stafit të Shtëpisë së Bardhë. Anthony Scaramucci i cilësoi Reince Priebus, një nga republikanet më të fuqishëm, një skizofren paranojak gjatë një telefonate me një gazetar të revistës The New Yorker.
Scaramucci gjithashtu sulmoi edhe ndihmësin e Trump, Steve Bannon. Biseda e drejtorit të komunikimeve me gazetarin Ryan Lizza ishte e mbushur me fjalor mjaft banal dhe ofendimet e fyerjet i drejtoheshin kryesisht Priebus dhe kryestrategut të Trump, Steve Bannon.
Ndërkohë mbas raportimit të bisedes nga mediat, Scaramucci tha se mbase nuk duhej të kishte përdorur atë gjuhë, por nuk vuri në dyshim vërtetësinë e saj dhe as i tërhoqi mbrapsh ato që tha.
Javën e parë që ishte në detyrë, Scaramucci tha se nëse Priebus dëshiron të vërtetojë që nuk nxjerr informacione, le ta bëjë publikisht, ndërsa mbështeti komentet e mëparshme të presidentit Trump se rrjedhja e informacionit nga Shtepia e Bardhë është një kërcënim për sigurinë kombëtare dhe duhet ndaluar.
Sipas analisteve, tensioni i lartë mes stafit të Shtëpisë së Bardhë, gjë që pasqyrohet qartë nga fjalët e Scaramuccit, e bën tepër të vështirë, për të mos thënë të pamundur funksionimin normal të saj.
ma.me