Drejtoria e Burgjeve ka marrë masa për shkarkimin e Drejtorit të Burgut të Drenovës, Robert Kodra. Shkarkimi i tij, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ka ardhur pas inspektimit të kryer në këtë IEVP nga ku janë gjetur një sërë parregullsish.
Ndërkohë masa janë marrë edhe për katër drejtorë të tjerë përfshirë atë të burgut të Lushnjes, Peqinit, Durrësit dhe Lezhës. Sipas rezultatit të inspektimit këta janë gjetur me shkelje në menaxhim të sigurisë në IEVP që drejtojnë dhe ndaj tyre është caktuar masa e paralajmërimit për largim nga detyra.
ma.me