Një makinë ka rënë nga Ura e Gjadrit në Shkodër mesditën e sotme, ku si pasojë ka mbetur e vdekur një fëmijë vetëm 8 vjeç.
Nga të dhënat e para, mësohet se mjeti drejtohej nga një grua, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. /b.d