Kryeministri Edi Rama bëri një deklaratë të fortë pasditen e sotme gjatë një takimi me drejtuesit e Hipotekave në rrethe.
Sipas tij, vetëm “Dorëheqja e të gjithë regjistruesve pa dallim përkatësish partiake dhe shpallja e kërkesës publike për kandidatë, për pozicionin e regjistruesit në çdo bashki, është hapi fillestar i reformës rrënjësore në Hipoteka.
Në një takim me drejtorët e ZRPP-ve në Kryeministri, Rama ka qënë i prerë dhe nuk ua kurseu kritikat, duke i cilësuar arritjet e tyre janë skandaloze. “Hipotekat janë një nga pjesët më të prekura prej sistemit kanceroz të Tepsisë së Partive të Pushtetit”,- shprehet ai ndër të tjera.
“Keni raportuar vetëm 5126 leje legalizimi të patrajtuara. Në të vërtetë janë pesëfish më shumë”,- iu tërhoqi vëmendjen Rama më tej drejtorëve të ZRPP-ve.
Rama u tha drejtuesve të Hipotekave se ata duhet të dorëhiqen që ditën e sotme, duke u larguar kështu me dinjitet.
“As nuk më intereson fare nga cila rrugë vini, nga partitë apo krushqitë. Kjo histori këtu mbaron. Pranë ZVRPP do të ngrihet një komision etike” – tha kryeministri.