Shkarkohen nga detyra 3 zyrtarë të Bashkisë Tiranë. Tashme furtuna e tepsisë duket se ka hyre edhe në Bashkinë me te madhe ne vend.
Burime nga bashkia bëjnë me dije se është shkarkuar nga detyra drejtori i Ndërmarrjes numër 3 të kryeqytetit Artjon Caushllari, administratori i Njësisë Farkë, si dhe drejtoresha e qendrës sociale në Shkozë, Kajame Sinani.
Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e shkarkimit të këtyre 3 zyrtarëve por vendimi vjen fill pasi LSI u distancua publikisht nga vendimi i dy këshilltarëve të saj për të votuar pro rritjes së çmimit të ujit të pijshëm.
Ndërkohë nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante.
Në një dalje për mediat, Paskali tha se tani ajo është në opozitë dhe se do të vazhdojë betejën aty duke mbështetur këshilltarët e LSI-së në Këshillin Bashkiak.
“Si nënkryetare e Bashkisë së Tiranës, jam përpjekur të bëjë më të mirën për këtë bashki. Tani jemi në opozitë. Falënderoj grupin e këshilltarëve të LSI-së”, tha ajo.