Deputeti dhe zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj është regjistruar si deputet në Kuvendin e Kosovës. Ai tha sot se koalicioni PAN do të ketë numrat për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit më 3 gusht.
Hoxhaj pas regjistrimit ka thënë se shpreson që Lista Serbe do të jetë në krah të koalicionit PAN për formimin e Qeverisë.“Unë shpresoj që komunitetet Serbe do të jenë pjesë e koalicionit PAN. Zoti Haradinaj bashkë me zotin Veseli kanë pasur takime me pjesëtarë të Listës Serbe”, ka thënë Hoxhaj.
Pas regjistrimit si deputet në Kuvendin e Kosovës, Hoxhaj tha se PAN-i është shumica parlamentare dhe se ata e kanë të drejtë që të propzojnë kryetarin e Kuvendit dhe mandatarin e Qeverisë. (b.an)