Një shtetas 61-vjeçar është arrestuar nga policia pasi aksidentoi me automjetin e tij një 14 vjeçar. Burime zyrtare nga policia e Shkodrës bënë me dije se dje Iljaz Tabaku, banues në Shijak, teksa drejtonte mjetin tip ‘Reno’ ka aksidentuar shtetasin e mitur me iniciale M.V., i cili pas mjekimit të marrë është larguar për në banesë. Fill pas aksidentit Tabaku është larguar nga vendi i ngjarjes, por është identifikuar dhe kapur menjëherë nga uniformat blu.