Policia e Krujës ka asgjesuar 507 bimë kanabis gjatë kontrollit në dy fshatra, Brret dhe Thjezë.
Fillimisht uniformat blu gjatë kontrollit në fshatin Brret gjetën dhe asgjesuan me anë të djegies 427 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva. Policia arrestoi në flagrancë shtetasit Lulzim Kulla 43 vjeç dhe Beram Kulla 61 vjeç, të dyshuar si kultivues të drogës.
Gjithashtu ka filluar proçedimi penal në ngarkim të shtetasit F.K. 57 vjeç, Kryeplak i fshatit Brret. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale.
Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Shjezë, në një terren të pyllëzuar u gjetën dhe asgjesuan me anë të djegies 80 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve./a.m.