Policia italiane ka sekuestruar një sasi prej 11 kg e 500 gram heroinë ndërkohë në pranga janë vënë dy posedues shqiptarë dhe një italian. Operacioni u krye nga Guardia di Finanza në Foggia.
referuar raportimeve nga metiar italiane, janë arrestuar Alessandro Bonaventura, 38 vjeç nga San Severo dhe 2 shqiptarët Elio Jançe, 38 vjeç dhe Orges Tusha, 40 vjeç.
Këta persona u arrestuan në një postbllok në autostradë mes Foggias dhe San Severo, ku ishin takuar bashkë për shkëmbimin e lëndës narkotike. Në automjetin e 40-vjeçarit Tusha, të fshehur në një çantë shpine, policët e Guardia di Finanza kanë gjetur pakot e heroinës me një peshë totale prej 11.5 kg./a.m.