Një plan për të shfuqizuar pjesë të mëdha të “Obamacare” ka dështuar të kalojë në Senatin Amerikan të mërkurën, pasi disa Republikanë iu bashkuan Demokratëve për të refuzuar të votojnë shfuqizimin e ligjit pa e përgatitur zëvendësimin, raporton Reuters.
Votat ishin 45-55, ndërsa shtatë Republikanë votuan “JO”.Propozimi i refuzuar në themel ishte i njëjti projektligj që Kongresi e kaloi dy vjet më parë, por të cilit kishte vënë veto aso kohe presidenti i atëhershëm, Barack Obama, transmeton Koha.net.
Veprimi i së mërkurës i Senatit ishte në mesin e shumë votimeve këtë javë për shfuqizim apo zëvendësim të elementeve të ligjit të Obamas për shëndetësinë. (b.an)