James Rodriguez mohon se ka thënë se Bayern Munich është skuadër më e madhe se sa Real Madrid.
Gjatë ditës së sotme e përditshmja gjermane, Bild ka publikuar një intervistë me James Rodriguez, i cili kishte thënë se Bayern Munich ndoshta është skuadër më e madhe se Real Madrid.
“Bayern është një klub i madh si Real Madrid, ndoshta vetëm edhe më i madh”, thuhet të ketë thënë James. Por, këtë lajm e ka hedhur poshtë kolumbiani, i cili tha se ka respekt për Realin dhe kurrë nuk ka thënë diçka të tillë.
“Kjo është një gënjeshtër, unë kurrë nuk e kam thënë atë. Respekt maksimal për Realin. Ju lutëm më lëreni të qetë.
Tashmë jam larguar nga Spanja, faleminderit”, ka shkruar James në Tëitter. James është huazuar për dy sezone në Bayern me mundësi blerje në fund për 45 milionë euro, përgatiti “Express”. (b.an)