Presidenti i Hungarisë, János Áder ka uruar Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meten me rastin e marrjes së detyrës.
Në mesazhin e tij të urimit Presidenti i Hungarisë shpreh bindjen se përvoja e Presidentit Meta dhe përkushtimi i tij ndaj vlerave evropiane do ta ndihmojnë Shqipërinë edhe në të ardhmen në rrugëtimin e saj të anëtarësimit në BE.
“Me rastin e përurimit tuaj si President i Republikës së Shqipërisë, më lejoni t’ju shpreh urimet e mia të sinqerta, edhe në emër të popullit hungarez!
Ndihem i kënaqur që miqësia tradicionale mes popujve tanë është forcuar akoma më shumë kohët e fundit. Më duket e mrekullueshme që Shqipëria ka treguar përparim të rëndësishëm në rrugën e zhvillimit dhe atë të integrimit në Bashkimin Evropian. Jam i bindur se përvoja e Shkëlqesisë Suaj dhe përkushtimi ndaj vlerave evropiane do ta ndihmojnë Shqipërinë edhe në të ardhmen në rrugëtimin e saj të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Dëshiroj të konfirmoj nga ana ime se do të bëj gjithçka për të pasuruar akoma edhe më shumë bashkëpunimin tonë dypalësh dhe lehtësuar përmbushjen e ambicieve të Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian”, – shkruan në telegramin e tij Presidenti i Hungarisë, János Áder. /b.d