Antonio Conte ka vetëm fjalë të mëdha për sulmuesin Alvaro Morata. Trajneri i Chelseat, Antonio Conte ka thënë se Alvaro Morata ka treguar paraqitje shumë të mirë në humbjen 3:2 ndaj Bayern Munichut.
Italiani tha se Morata ka vetëm dy ditë që është stërvitur me skuadrën e tij dhe i duhet kohë të përshtatet në idetë e tij të futbollit.
“Nuk është e lehtë të flasësh për impaktin e Moratas, sepse ai është me ne vetëm që dy ditë dhe i duhet kohë të kuptojë futbollin tonë”, tha Conte pas ndeshje me Bayernin.
“Ne duhet t’i japim atij kohë të adoptohet, por ai duhet të jetë i lumtur me paraqitjen e tij”, përgatiti Express. (b.an)