Italiani Mark Juliano gjatë ditëve të ardhshme pritet të zyrtarizohet si trajneri i ri i Partizanit.
Por ndërsa tifozët e klubit të kuq presin me kureshtje të shohin në veprim ish-mbrojtësin e Juventusit dhe Italisë, përtej Adriatikut ky emërim është kthyer në objekt talljesh.
Gazetari i njohur sportiv italian, Paolo Ziliani, i cili ka qenë pjesë e rrjetit “Mediaset” ku bënte rubrikën e notave për emisionin “ControCampo”, kë bërë një status në Twitter duke tallur të kuqtë për këtë emërim që erdhi si pasojë e ndikimit që ka tanimë Luçiano Moxhi në klub.
“Në Shqipëri, Mogg (i përjashtuar për mashtrim të vazhdueshëm) punëson Iulianon (të skualifikuar për kokainë). Mungon vetëm Padovano dhe pastaj të thërrasim policinë”, ishte mesazhi i Zilianit.Mikele Padovano ka qenë sulmues i Juventusit në vitet kur Moggi drejtonte bardhezinjtë.Por pasi mbylli karrierën si futbollist, ai u implikua në disa ngjarje që kishin shumë pak lidhje me sportin, pasi u arrestua për përfshirje në trafik ndërkombëtar të drogës mes Italisë dhe Marokut.
Në vitin 2011, atij iu dha një dënim prej 8 vitesh e 8 muajsh burg për përfshirjen në trafikun e drogës, përgatiti ”Express”. (b.an)