Pasi ndanë të njëjtin të dashur me njëra-tjetrën për 5 vite, binjaket britanike Anna dhe Lucy DeCinque kanë një dëshirë të çuditshme. Ato kërkojnë të mbeten shtatzëna nga i njëjti burrë dhe në të njëjtën kohë.
“Binjaket më të ngjashme në botë” nga Perthi i Britanisë, më parë kanë theksuar se dëshironin të martoheshin me të dashurin e tyre të përbashkët.
Binjaket 32-vjeçare që kanë shpenzuar 250 000 dollarë në operacione plastike për t’u dukur më identike, thonë se ndajnë gjithçka me njëra-tjetrën, përfshirë krevatin. Tani ato duan të përjetojnë shtatzëninë sëbashku.
“Dëshirojmë të kemi fëmijë me Benin”, thanë ato në një video.
Por para se të shkonin në detaje, ato pyetën nëse ishte e mundur të mbeteshin shtatzëna në të njëjtën kohë.
“Nuk jemi të sigurta nëse kjo është e mundur…Është një dilemë e madhe, apo jo?”
Ato thonë se ndoshta nuk është e mundur që të mbeten shtatzëna në të njëjtën kohë, por do të ishte mrekulli sikur të ndodhte.
Binjaket kanë edhe një përgjigje për kritikët.
“E dimë se ka shumë njerëz që mendojnë ‘ç’dreqin?’, por në fund të ditës këto janë trupat tonë dhe kjo është jeta jonë. Ju duhet vetëm të respektoni zgjedhjen tonë.”