Përplasjet dhe ndarja e thellë në PD vijon me një intensitet akoma më të madh pas rkonfirmimin aq të diskutueshëm të Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike.
Përtej përplasjes mes kundërshtarëve, nga njëra anë kundërshtarët me Patozin në krye dhe nga ana tjetër njerëzit e Bashës që një nga një dalin dhe zbulojnë “sekrete” nga jeta e njëri tjetrit, tashmë sinjale jo fort pozitive ka nisur të japë dhe ish kreu i kësaj partie dhe lideri historik Sali Berisha.
Ish-kryeministri ditën e zgjedhjeve në PD kritikoi caktimin e datës për zgjedhjet por kundër tij, ka dalë njëri nga nënkryetarët e partisë, pikërisht ai që është marrë me procedurat, Edi Paloka.
Në një deklaratë për mediat, Paloka deklaroi se caktimi i 22 korrikut për zgjedhjet në PD ishin brenda kornizës ligjore të statutit të kësaj partie, ndërsa theksoi se Berisha u shfaq i shqetësuar atë ditë, pasi nuk ishte i mirë informuar.
Për Palokën, statuti i PD-së jo vetëm impononte por detyronte që të gjithë demokratët ti drejtoheshin kutive të votimit të shtunën e 22 korrikun, për të zgjedhur kryetarin e kësaj partie.
“Ne fakt unë nuk do e quaja gabim, kam komunikuar për hir të së vërtetës me zotin Berisha atë dite, i cili realisht ishte i shqetësuar për mënyrën se si shkuan gjerat dhe e sqarova edhe zotin Berisha dhe e vërteta është që statuti nuk përcakton se kush e shpall garën apo kush e cakton datën e votimit.
Ndërkohe statuti na detyronte të caktonim datën 22 se ishte e përcaktuar që brenda 4 viteve duhej të zhvilloheshin zgjedhjet, pra detyrimisht data 22 duhet të ishte data e fundit”, nënvizoi ai.
Por Paloka nuk ngurron të japë përjigje dhe për Patozin, sa i takon përjashtimit të kandidaturës së tij në garën për kreun e PD, ku theksoi se “pavarësisht se kishte kaluar afati i kërkuam Patozit të rikonfirmonte kandidaturën”.
Nga ana tjetër sa i takon akuzës për listat e anëtarësisë, Paloka theksoi se çdo kandidat kishte aksese të plot në këto lista, ndërsa shtoi se ato nuk mund të bëheshin publike.
“Zotit Patozi i është kërkuar edhe pasi ka kaluar afati që ne kishim caktuar për mbledhjen e kandidaturave, i është kërkuar te na konfirmoje do kandidoje apo jo. Nuk është çështje thjesht burokracie e mbushi apo jo kërkesën, i janë çuar njerëz për të konfirmuar do kandidojë apo jo.
Nuk ka asnjë parti që ta ketë publike, por kjo nuk pengoi as kandidatët as përfaqësuesit e tyre të kenë akses dhe kjo ishte e rëndësishme për garën”, u shpreh Paloka. /b.d