Ilir Meta mori sot zyrtarisht detyrën e presidentit të vendit.
Gjatë ceremonisë së zyrtarizmit të Metës, në godinën e presidencës ndodhet edhe kreu i qeverisë, Edi Rama për të cilin mësohet se është veshur sërish me atlete.
Ajo që është vënë re pak para ceremonisë është edhe ‘ngacmimi’ mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. “Mirë që nuk kë ardhur me nallane!”, mësohet se ish-kryeministri Berisha i ka thënë Edi Ramë. Ky i fundit ka qenë me atlete në ceremoni, raporton shekulli.