Zonja e Pare, Odeta Nishani, në prag te largimit nga presidenca si zonje e pare, ka shperndare para pak minutash nje mesazh ne te cilin vlereson te gjithe ata qe e kane mbeshtetur ne kete funksion pergjate 5 viteve.
Mesazhi
Të dashur miqtë e mi,
Në mbyllje të mandatit presidencial dua t’ju falenderoj thellësisht nga zemra që më keni ndjekur dhe inkurajuar këto vite në aktivitetet si Zonjë e Parë. Shumë prej jush i kam takuar, kemi biseduar nga afër për problematika dhe sfida në fusha të ndryshme të jetës. Në pamundësi për t’ju shtrënguar të gjithëve dorën sot dua t’ju uroj nëpërmjet fb, mbarësi në familjet tuaja, të jeni kontributorë të mirë në familje dhe shoqërinë tonë të përbashkët….miqësisht Odeta
ma.me