Një 64-vjeçare ka gjetur tragjikisht vdekjen, pasi është djegur në oborrin e banesës së saj. Xh.S me banim në fshatin Ardhishtë të Shijakut, jetonte e vetme. Ajo ka djegur disa mbeturina jashtë banesës, por zjarri ka marrë përmasa të mëdha, ku për pasojë ajo është djegur duke humbur jetën. Policia thotë se shkakun e saktë të vdekjes do ta përcaktojë Akti i Ekspertimit. Ndërkohë, policia sqaron se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Durrës për ngjarje aksidentale.