Meksikani Roberto Esquivel Cabrera ka një penis rreth 48 centimetra, dhe ai thotë se është i lumtur për shkak se “E di se askush në botë nuk e ka më të madh se sa ai”. Ai ka refuzuar këshillën e mjekëve për ta zvogëluar atë, pasi më shumë preferon famën se sa normalitetin në jetën e tij seksusale.
Ai bëri bujë në të gjithë botën në vitin 2015, pasi një video shkoi viral ku ai tregonte për madhësinë e organit të tij gjenital. Duke folur për Barcroft TV, Roberto ka thënë: “Unë jam i famshëm për shkak se e kam penisin më të madh në botë”.
“Unë jam i kënaqur me penisin tim. E di që askush nuk e ka sa unë. Dua të hyjë në Librin e Ginisit, por ata nuk ma njohin këtë rekord”.
Por, pavarësisht krenarisë së tij, mjekët i kanë kërkuar atij që të paktën ta marrë parasysh këshillën për një zvogëlim. Doctor Jesus David Salazar Gonzalez tha: “Ne e kemi këshilluar atë që më mirë është të ketë një penis më normal, që të evitojë shumë probleme që i shkaktohen nga kjo madhësi e pazakontë. Që të mund të ketë fëmijë dhe jetë normale seksuale”.
“Por ai nuk e pranon atë, dhe në vend të kësaj po zgjedh që të ketë një penis më të madh se pjesa tjetër e njerëzve”.
“Në kulturën latine kushdo që ka penisin më të madh, llogaritet si maço”.
“Është diçka që e bën atë të ndryshëm nga pjesa tjetër e njerëzve dhe e bën atë të ndihet i veçantë.”
Dr Jesus David Salazar Gonzalez ka thënë: “Ai ishte i fiksuar me gjatësinë e penisit”.
“Ai filloi ta zgjat atë që kur ishte adoleshent, duke vendosur pesha në penisin e tij, në përpjekje për ta zgjatur”.
Madhësia e penisit Robertos i shkakton një sërë problemesh shëndetësore, duke përfshirë infeksionet e shpeshta të traktit urinar.