Nis faza e tretë e aksionit për dezinsektimin kundër mushkonjave në zonat bregdetare në qarkun e Vlorës. Dje është bërë dezinsektimi në zonën e Nartës, duke plotësuar këtë fazë për asgjësimin e insekteve. Agron Bashllarri, drejtues në Drejtorinë e Shëndetit Publik deklaron për Report Tv se ky është viti i tretë që kryhet dezifektimi.
“Nga trajtimi në trajtim shikohet një rënie e ndjeshme e numrit të vezëve që monitorohen. Aktualisht jemi duke kryer trajtimin e radhës. Nga ajo që kemi vënë re është që rezultati është i lartë në zonat e trajtuara”, tha Bashalli. Kontrolli dhe trajtimi synon që me asgjesimin e insekteve të shmanget bezdisja e pushuesve por edhe përhapja e infeksioneve. Më pas ky aksion do të vijojë edhe në Qeparo.