Eduard Selami ka dalë në një deklaratë për mediat pas përfundimit të procesit zgjedhor në Partinë Demokratike ku u shpall fitues Lulzim Basha me mbi 90 % të votave. Selami deklaroi se njeh rezultatin e zgjedhjeve. Ai tha se pas procesit PD del më e fortë dhe të gjithë demokratët duhet të bashkohen për të bërë opozitë të fortë.
“Do të jem një hap përpara për ringritjen e PD.
Më lejoni të falenderoj të gjithë votuesit dhe ata që u morën me përgatitjen e zgjedhjeve. Kjo është demokracia. Ka një votim. Ky votim është bërë dhe unë e respektoj këtë votim. Kam telefonuar zotin Basha dhe e urova për fitoren. U bëj thirrje demokratëve, hajde të bashkohemi dhe bëjmë një opozitë të fortë.
Pavarësisht se zgjedhjet ishin të barabarta, ky ishte hap i rëndësishëm përpara.
PD ka dalë më e fortë dhe unë do të vazhdoj kontributin tim” , tha Selami.
Një ditë më parë Selami foli për disa shkelje në procesin zgjedhor. Por, sot ai nuk ka folur për parregullsi, por ka dhënë vetëm mesazhe bashkimi për demeokratët, duke theksuar se do të vijojë angazhimin e tij në këtë forcë.