Prokuroria ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë të shënuar ditën e djeshme në plazhin e Ksamilit, ku një turiste ruse, 15-vjeçare humbi jetën teksa po lahej në det.
Nga hetimet paraprake dyshohet se 15-vjeçarja është goditur nga një mjet lundrues.
Deri më tani janë ushtruar kontrolle në 35 mjete lundruese, si dhe janë shoqëruar në komisariat 35 drejtuesit e mjeteve lundruese që ndodheshin në det në momentin kur ka ndodhur ngjarja.
Gazetarja Shpresa Dine raporton se policia dhe Prokuroria në Sarandë vijon hetimet të cilat deri më tani janë përqendruar në dy pista. Dyshimet e para janë se vajza mund të jetë goditur nga një mjet lundrues. Por nuk përjashtohet pista se mund të jetë goditur në ndonjë shkëmb ujor teksa është hedhur në det.
Kseniya Ryok nga Shen Petersburgu është turistja e dytë ruse që humb jetën në plazhet shqiptare, pasi një vit më parë një tjetër turist mbeti i vdekur pasi u godit nga një mjet lundrues teksa po lahej në det.