Pronari i Chelseat, Roman Abramoviç ka dhënë dritën e gjelbër për shitjen e Nemanja Matiqit, për të cilin ka shprehur interesim Manchester Unitedi.
“Djajtë e Kuq” kanë shprehur interesim gjatë gjithë kësaj vere për mesfushorin serb, me të cilin Jose Mourinho kishte punuar në kohën kur menaxhonte Chelsean, transmeton Koha.net.
The Sun raporton se Abramoviç është pajtuar që Matiç të largohet për 55 milionë euro. Chelsea më parë kishte refuzuar një ofertë të Unitedit prej 39 milionë euro. (b.an)