Eduard Selami shpreson deri në momentet e fundit, se Lulzim Basha mund të tërhiqet nga gara.
Këtë gjë ai e ka deklaruar gjatë emisionit të Lutfi Dervishit në RTSH, “Përballë”.
“Gjëja më e mirë, kontributi më i madh që mund t’i japë zoti Basha karrierës së tij politike dhe Partisë Demokratike sot, është të tërhiqet nga kjo garë, sepse kandidatin e ka shumë të mirë dhe ka për t’i krijuar të gjitha mundësitë që ai të shfrytëzojë të gjithë kapacitetet, se është një njeri që ka vlera”, tha Selami, kandidat per kryetar te PD-se ne garen qe mbahet neser mes tij dhe Lulzim Bashes.
Pavarësisht të gjithave, Selami thotë se kjo garë praktikisht është e fituar nga ai.
Selami tha gjithashtu, se ka pasur momente kur ka menduar të tërhiqet nga gara.
Në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi, Selami tha se mosbesimi i demokratëve nën udhëheqjen e Bashës tashmë, me kandidimin e tij është kthyer në shpresë.
“Unë do ta fitoj garën në PD, edhe pse ajo është e pabarabartë. Nëse bëhet fjalë për rregulla, se jo të gjithë rregullat janë të barabarta, nëse do kishte thyerje serioze rregullash, atëherë këtë garë nuk do ta vazhdoja. Unë i kam parë dhe qarë hallin demokratëve, nga një mosbesim i është kthyer në shpresë,” tha Selami.
a.ç