Një ditë para zgjedhjeve për kryetarin e ri në Partinë Demoratike, kritikët e Bashës janë mbledhur në një takim me demokratët e Tiranës në Akademinë e Arteve për të dhënë arsyet se pse duhet një reflektim e rithemelim i PD-së.
Në këtë mbledhje morën pjesë disa nga deputetët aktualë të PD që i kanë dalë kundër Bashës dhe kanë kërkuar dorëheqjen e tij.
Majlinda Bregu, që iu bashkua për herë të parë takimeve publike të grupit anti-Basha deklaroi se nuk e ka votuar Bashën për kryetar dhe se nuk është penduar për këtë. Bregu deklaroi se Basha është i paaftë për të menduar. Bregu deklaroi se nuk do të votojë nesër ne zgjedhjet për kreun e PD, duke i kërkuar ndjesë Selamit.
“Drama e PD është e madhe. Nuk jam grup anti-Basha, por nuk më intereson personazhi i Bashës. Nuk kam qenë e nuk jam kundër tij, por as shoqëruese e mendimit pa mendim të tij. Nuk e kam zgjedhur kryetar partie në 2013 dhe kjo dihet. Luli është një i paaftë për të menduar. Ndahem me të në mënyrë si e duam PD-në. Ju kërkoj ndjese që nuk kam bërë më shumë që PD të mos kishte këtë formë pa formë që ka sot. Deri më 25 qershor Basha i vetmi pergjegjes për shkërmoqjen e PD, por pas 25 qershorit ai nuk është përgjegjësi i vetëm. Basha është pasqyrimi më spekatokal i problemit që ka PD. Kam folur për mungesën e transparencës dhe për mbledhjet mediokre të PD. Kam bërë cdo gjë që PD të futej në zgjedhje. Kam folur gjithmonë për axhendën e PD dhe më akuzonin se mbështesja Ramën. PD është tërësisht e mbyllur. Zgjedhjet e sotme në PD, përpjekje e dëshpëruar për ti ikur përgjegjësisë. Kam folur për problemet pa dalë lista e Bashës. Duhet të largohemi nga ideologjite imagjinare, republikat imagjinare. Nëse flasim për fitore si të Lulit e luftë klase, nuk ka cadër që e shpëton PD-në. Nesër unë nuk do të votoj. Vota nesër nuk ka asnjë vlerë. Të më ndjejë Selami sepse kam respekt, por vota e nesërme nuk ka vlerë. Shqipëtarët nuk kanë besim tek PD e sotme” tha Bregu.
a.ç