Pak orë para zgjedhjeve për kryetarin e ri në PD, grupi anti-Basha është mbledhur në një takim me demokratët e Tiranës, ku janë të pranishëm disa nga deputetët aktualë të PD që i kanë dalë kundër Bashës dhe kanë kërkuar dorëheqjen e tij, teksa e kanë akuzuar se po organizon zgjedhje farsë.
Ridvan Bode, Astrit Patozi, Majlinda Bregu, Genc Ruli, Arbjola Halimi, Arben Imami etj, janë të pranishëm në takim, por bie në sy mungesa e Jozefina Topallit, e cila gjithashtu u la jashtë listave të Bashkës për kandidatë për deputetë dhe në reagimet e saj ka qenë mjaft e ashpër me Bashën.