Nga Spartak Ngjela
Zëri i Amerikës sapo e goditi hapur Lulzim Bashën si kryetar të Partisë Demokratike.
Çdo të bëjë ky ndërkohë, vërtet do të garojë nesër kunër Selamit?
Duhet të heqë dorë nga naiviteti i tij. Është një dështim në ecurinë politike të Partisë Demokratike për të pasur një kryetar të papranuar nga politika amerikane.
Kurse një ditë më parë, ishte e kundërta: për Eduard Selamin Zëri i Amerikës ekspozoi një ngritje të figurës së tij.
Nga kjo rezulton:
1.Politika amerikane nuk e pranon Lulzim Bashën, po partia përse e do?
2.A ka mundësi PD të vijë në pushtet me një kryetar antiamerikan?
3.Basha duhet të japë dorëheqjen pa hyrë në garë, sepse në të kundërt do të detyrojë politikën amerikane të flasë hapur nëse ky fiton.
3.Dorëheqja e Bashës Pas sulmit që i bëri Zëri i Amerikës sot, ëshë ndihmë që i jepet këtij nga politika amerikane.
4.Ardhja në krye të Partisë Demokratike të Eduard Selamit, e mbyll kapitullin e frymës së vjetër, dhe krijon hapësirën e mbështetjes amerikane për Partinë Demokratike , në një kohë që duhet të kujtohemi se kjo do të jetë rigjallërimi i të djathtës shqiptare duke shkuar drejt Uashingtonit.
a.ç